Toronto befason New Yourkun

02 nëntor 2021 | 14:13

Mbrëmje e mbushur me ndeshje me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NBA-së. Në “Madison Square Garden” të New Yourkut u zhvillua një nga përballjet më të forta mes Nicks dhe Raptors, e fituar 104-113 nga skuadra kanadeze falë paraqitjes së jashtëzakonshme të OG Anunoby, autor 36 pikëve, pa harruar edhe performancën e Gary Trent Jr. me 26 pikë në total.

Për Raptors ishte suksesi i katërt radhazi dhe i pesti në tetë takimet e këtij fillim sezoni. Të pamjaftueshme për Nicks 27 pikët e RJ Barrett dhe 22 të Julius Randle. Ruajnë kryesimin në Konferencën e Lindjes Chicago Bulls, të cilët regjistruan suksesin e gjashtë, duke iu imponuar 128-114 Boston Celtics më “TD Garden Arena”.

Plot 37 realizoi DeMar DeRozan në një sfidë që u vendos falë një rezultati të pjesshëm 11-39 në periodën e fundit. Për Celtics spikati me 28 pikë Jaylen Brown. Philadelphia 76ers mposhtën Portland Trail Blazers 113-103 me shtatë basketbollistë të skuadrës nga Pensilvania me numër dyshifror pikësh, mes të cilëve spikati Seth Curry me 23 pikë.

Sukses edhe për Los Angeles Clippers, që kaluan 99-94 Oklahoma City Thunder, që pavarësisht startit të mirë, lëshuan shumë terren në minutat në vazhdim. 32 pikë realizoi Paul George, që iu afrua “double-double”, pasi kontrolloi gjithashtu 9 topa dhe dha 7 asistime.

Rezultatet

Charlotte Hornets – Cleveland Cavaliers                  110-113
Indiana Pacers – San Antonio Spurs                         131-118
Philadelphia 76ers – Portland Trail Blazers            113-103
Atlanta Hawks – Washington Wizards                     118-111
Boston Celtics – Chicago bulls                                    114-128
New York Knicks – Toronto Raptors                         104-113
Memphis Grizzlies – Denver Nuggets                       106-97
Minnesota Timberwolves – Orlando Magic             97-115
Los Angeles Clippers – Oklahoma City Thunder    99-94

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka marrë pjesë në hapjen…