Toronto deklasoi kampionët e Golden State

13 dhjetor 2018 | 12:56

Toronto fitoi 113-93 ndaj Golden State në fushën e këtij të fundit, sfidë që vuri përballë njëra-tjetrës dy skuadrat kryesuese të Konferencave përkatëse.

Por në fund triumfoi ekipi kanadez, ndjeshëm më superior në fushë, duke e udhëhequr gjatë gjithë kohës ndeshjen, me Lowry që ishte shënuesi më i mirë me 23 pikë e 12 asistime. Të gjithë titullarët e ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në fushë (32 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit), ndërsa për Golden State nuk mjaftuan 30 pikët e Durant për të evituar humbjen, me Warriors që zbresin në vendin e dytë në Perëndim, raporton “Telesport”. Pas kohës shtesë fiton ekipi i Boston, që mundi 130-125 Washington jashtë fushe, ndeshje me rivalitet përgjatë gjithë kohës.

Ndeshje e mirë për Irving, autor i 38 pikëve për Celtics, mbështetur edhe nga Morris me 27 pikë, duke fituar duelin me Wall (34 pikë). Humbet skuadra e Milwaukee, që këtë sezon ka bërë një paraqitje të mirë, duke qenë në vendin e dytë në Lindje. Milwaukee u mund 113-97 nga Indiana, sfidë ku vendasit patën gjatë gjithë kohës epërsi dhe triumfuan fale 25 pikëve e 11 rebound të Young si dhe 23 pikëve të Turner.

Rezultatet

Charlotte – Detroit                   108-107
Cleveland – New York             113-106
Indiana – Milwaukee               113-97
Philadelphia – Brooklyn          124-127
Washington – Boston               125-130
Memphis – Portland                 92-83
New Orleans – Oklahoma        118-114
Dallas – Atlanta                          114-107
Utah Jazz – Miami                     111-84
Sacramento – Minnesota          141-130
Golden State – Toronto             93-113

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian kujdeset shumë për veten, por së fundmi ka…