Toronto, disa këmbësorë të plagosur nga goditja me furgon
23 prill 2018
| 22:45
Së paku dhjetë këmbësorë u goditën nga një furgon në kryeqytetin e Kanadasë, Toronto, bëri të ditur policia.
Automjeti u largua nga vendi i ngjarjes pas incidentit, porse ai u gjet disa blloqe më larg, ndërsa shoferi u dërgua në paraburgim, thanë autoritetet e rendit.
Nuk është e qartë se sa njerëz saktësisht u plagosën.
Policia kërkoi nga qytetarët të shmangin zonën.
Shërbimet e metrosë pranë u pezulluan.
Autoritetet nuk dhanë asnjë përshkrim për shoferin, as për motivin e tij të mundshëm.