Toronto merr kreun në Lindje, Bostoni “leksion” Oklahomës
Tri ndeshje janë luajtur në NBA, por emocione e rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Skuadra e Torontos mposhti 121-103 Clippers, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Konferencat përkatëse.
Ekipi kanadez e dominoi gjatë gjithë kohës ndeshjen, ku u dallua Leonard me 18 pikë, ndërkohë që diferencën e bënë lojtarit e stolit, nga ku erdhën 59 pikë. Suksesi mban Toronton në vendin e dytë në Lindje.
Fiton edhe skuadra e Boston, që pas një ndeshje spektakolare triumfoi 134-129 ndaj Oklahomës, një tjetër sfidë ku u përballën dy nga ekipet më të mira në NBA. Skuadra e Celtics pati vazhdimisht komandën e lojës, por pa u shkëputur, sfidë ku diferencën e bëri Irving, autor i 30 pikëve e 11 asistime. Për miqtë u dalluan George me 37 pikë e Westbrook me një “triple double” (22 pikë, 22 rebound e 16 asistime), por që mbetën për statistikë, raporton “Telesport”.
Skuadra e Memphis mposhti 96-84 New York në fushën e këtij të fundit, sfidë me dy pamje, më e mirë për nju-jorkezët në pjesën e parë, por mungesa e një lideri ndikoi më tej. Ndërsa në të dytën erdhi përmbysja e Memphis, ku u dalluan Conley me 25 pikë e Marc Gasol me 24.
Rezultatet
New York – Memphis 84-96
Boston – Oklahoma 134-129
Toronto – Clippers 121-103