Toronto mposhtet nga Milwaukee

03 nëntor 2019 | 16:12

Ndeshje të zjarrta janë zhvilluar në elitën e basketbollit amerikan NBA. Kampioni në fuqi i NBA-së, Toronto Raptors, ka pësuar edhe humbjen e dytë këtë edicion, ku është mposhtur nga Milwaukee Bucks me 10 pikë diferencë 115-105.

Giannis Antetokounmpo me 36 pikë, 15 kërcime e tetë asistime ishte më meritori për fitoren e Bucksit. Derisa me lojë të mirë u dallua edhe Eric Bledsoe me 14 pikë, e Brook Lopez e Kris Middleton shtuan nga 11 të tjera. Kyle Lowry ishte më efikasi te kanadezët me 36 pikë të shënuara, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshje e zjarrtë është zhvilluar edhe në Moda Centër të Portlandit, ku Philadelphia 76ers ka marrë fitore në sekondën e fundit ndaj Portland Trail Blazersi me rezultat 129-128. Turku Korkmaz realizoi treshe një sekondë para fundit të takimit për t’i dhënë fitoren e pestë këtë edicion Philadelphias. Në fakt, te 76ers gjashtë basketbollistë realizuan pikë dyshifrore, derisa më efikasi ishte Al Horford me 25 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime. Damien Lillard shënoi 33 pikë për vendësit, por që në fund nuk ishin të mjaftueshme për fitoren e katërt në NBA.

Rezultatet

Oklahoma City – New Orleans                                           115-104
Detroit Pistons – Brooklyn Nets                                        113-109
Orlando Magic – Denver Nuggets                                     87-91
Memphis Grizzlies – Phoenix Suns                                   105-114
Milwaukee Bucks – Toronto Raptors                               115-105
Washington Wizards – Minnesotta Timberwolves        109-131
Golden State Warriors – Charlotte Hornets                    87-93
Portland Trail Blazzers – Philadelphia 76ers                  128-129

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas raportimeve se Massimiliano Allegri po kërkohet nga Manchester Unitedi,…