Toronto mposhti Bostonin pas dy shtesave, Clippersat i afrohen finaleve
Ekipi i Clippersave i afrohet finaleve të “play-off”-it në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 96-85 ndaj Denverit, duke
udhëhequr 3-1 serinë e takimeve mes tyre. Fitore e merituar e Clippersave, që e dominuan ndeshjen që në start, duke treguar epërsi në fushë. Leonard me 30 pikë e 11 rebound ishte shënuesi më i mirë për Clippersave, ndërsa për Denverin u
dallua Jokiq me 26 pikë e 11 rebound. Ekuilibër i plotë në Lindje, ku barazohet në 3-3 seria e ndeshjeve gjysmëfinale mes Bostonit dhe Torontos. Skuadra
kanadeze fitoi me rezultat 125-122 ndaj Celtics pas dy kohëve shtesë, në një sfidë me shumë emocione. Kyle Lowry realizoi 33 pikë për Toronton, duke qenë lider për kanadezët, mbështetur edhe nga Powell me 23 pikë e VanVleet me 21. Për Bostonin, Brown e Tatum realizuan 60 pikë së bashku. /Telesport/
Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale “play-off”
Milwaukee – Miami (1-4)
Boston – Toronto 122-125 (3-3)
Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale “play-off”
Clippers – Denver 96-85 (3-1)
Lakers – Houston (2-1)