Toronto në sekondën e fundit e mposhti Bostonin
Një gjuajtje e saktë nga distanca në sekondën e fundit nga ana e Anunoby (12 pikë e 10 rebound) i dha fitoren skuadrës së Torontos, që mundi 104-103 Bostonin, duke rihapur garën për në finalet e Konferencës së Lindjes.
Skuadra e Celtics po shijonte fitoren, por ndodhi surpriza në sekondën e fundit, me kanadezët që fitojnë gjysmëfinalen e tretë (Boston udhëheq 2-1 me ndeshje). Lowry me 31 pikë e VanVleet me 25 pikë ishin dy shënuesit më të mirë të ekipit kanadez, kampion në fuqi në NBA. Për Bostonin u dallua Walker me 29 pikë, por që mbetën për statistikë, raporton “Telesport”.
Në Perëndim nisin ndeshjet e para gjysmëfinale, me Clippersat që fitojnë 120-97 ndaj Denver. Sfidë e komanduar nga skuadra e Clippers, që në pjesën e dytë u shkëput falë 29 pikëve të Leonard, më i miri në fushë. Te Denver mungoi lojtari-lider.
Konferenca e Lindjes, – Gjysmëfinale “play-off”
Milwaukee – Miami (0-2)
Boston – Toronto 103-104 (2-1)
Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale “play-off”
Clippers – Denver 120-97 (1-0)
Lakers – Houston