Toronto nuk ka të ndalur, Lakersat mposhtin Phoenixin

11 shkurt 2020 | 12:58

Nuk kanë të ndalur kampionia në fuqi e NBA-s, Toronto Raptors që e mposhtën në “Scotia Bank Arena”, Minnesotta Timberwolves me rezultatin 137-126 dhe regjistruan njëkohësisht suksesin e 15-të radhazi në kampionat, duke u konsoliduar në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.

Kanadezët e nisën mirë fraksionin e parë, por në pjesën e dytë miqtë u kundërpërgjigjën në mënyrën e duhur dhe rikthyen baraspeshën. Vendimtar në përcaktimin e fituesit ishte fraksioni i tretë, të cilin Raptors e fituan me rezultat të thellë dhe më pas ruajtën avantazhin.

Pascal Siakam ishte sërish protagonist për Toronto Raptors pasi arriti të shënojë 34 pikë, të rikuperojë 6 topa dhe të japë 5 asistime, ndërsa një ndeshje mjaft të mirë bëri edhe Kyle Lowry me 27 pikë, 7 rikuperime dhe 11 asistime.

Nuk fal as Los Angeles Lakers, që në “Staples Center” mposhti Phoenix Suns me rezultatin e thellë 125-100. Ky ishte suksesi i 40-ë sezonal për Lakersat, në 52 takime, rezultate këto që e kanë konsoliduar skuadrën nga Los Angeles në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, raporton “SS”.  Vendasit patën tërë kohës kontrollin e lojës dhe treguan superioritet ndaj Suns, duke mos e diskutuar për asnjë moment triumfin, ndërsa protagonist ishte edhe Anthony Davies, që u shpall më i miri i ndeshjes.

Dallas Mavericks vijon të kalojë një periudhë me luhatje, teksa këtë herë është mposhtur në shtëpi me rezultatin e ngushtë 119-123 nga Utah Jazz, duke pësuar humbjen e tretë në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit. Utah bëri një gjysmë të parë të lojës në kufijtë e perfektes dhe arriti të krijojë një avantazh prej 17 pikësh, ndërsa reagimi i Dallas në gjysmën tjetër ishte shumë i mirë, por i pa mjaftueshëm për të sjellë përmbysjen e rezultatit.

Amerikani Tim Hardaway dhe letonezi Kristap Porzingis ishin sërish në një formë mjaft të mirë për Dallas këtë mbrëmje, por edhe njëherë pjesa tjetër e skuadrës stagnoi dhe nuk u ngrit në nivelin e dy yjeve të ekipit. Miami Heat i ka dhënë fund periudhës së errët prej 3 humbjesh radhazi, pasi ia doli të marrë një sukses në shifrat 11-113 në “Chase Center të San Franciscos, përballë Golden State Warriors, që zhytet sërish në krizë.

Skuadra e Miamit, e udhëhequr nga Crowder dhe Butler, kishte kontrollin e lojës në tre nga katër fraksionet, ndërsa reagimi i vendasve ishte vetëm në pjesën e tretë, çka nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e tretë radhazi. Në sfidat e tjerë Orlando Magic fitoi me shifrat 135-126 përballë Atlanta Hawks, Brooklyn Nets triumfoi me rezultatin e ngushtë 105-106 në transfertën ndaj Indiana Pacers, ndërsa Denver Nuggets mposhti San Antonio Spurs me rezultatin 127-120.

Rezultatet

Detroit – Charlotte          76-87
Indiana – Brooklyn         105-106
Orlando – Atlanta            135-126
Toronto – Minnesota      137-126
Milwaukee – Sacramento 123-111
Dallas – Utah Jazz           119-123
Denver – San Antonio    127-120
Golden State – Miami     101-113
Lakers – Phoenix            125-100

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 100 persona kanë protestuar sërish sot para…