Toronto nuk zhgënjen, Clippersat triumfojnë ndaj Dallasit

18 gusht 2020 | 12:50

NBA ka shkuar në fazën më interesante të sezonit, atë të “play-off”-it, ku edhe janë zhvilluar katër përballjet e para tashmë. Kështu kampionët në fuqi, kanadezët e Toronto Raptors e nisën mjaft mirë, pasi fituan ndeshjen e parë ndaj Brooklyn Nets me rezultatin e thellë 134-110.

Në “AdventHealth” të Orlandos, kanadezët nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren, pasi dominuan 3 nga 4 fraksionet e lojës, ndërsa Nets bënë shumë pak për të shmangur humbjen apo për të shpresuar në një përmbysje në sfidat e ardhshme.

Në arenën tjetër të Orlandos “HP Field House” u zhvillua një përballje mjaft spektakolare mes Denver Nuggets dhe Utah Jazz, ku vendasit ia dolën të çojnë në favor të tyre ndeshjen e parë, vetëm pas luajtjes së kohës shtesë. Koha e rregullt përfundoi në barazim 115-115, ndërsa në shtesë Utah Jazz u dorëzua duke humbur me shifrat 20-10 dhe gjithë ndeshjen 135-125, por edhe duke zhvlerësuar një paraqitje mbresëlënëse të Donovan Mitchel, i cili shënoi 57 pikë, rikuperoi 9 topa dhe dha 7 asistime.

Slloveni Luka Donqiq dhuroi gjithashtu në paraqitje mjaft të mirë në sfidën “play- off” mes Los Angelos Clippers dhe Dallas Mavericks, duke regjistruar 42 pikë, 7 rikuperime dhe 9 asistime, por që nuk i mjaftuan të tijve për të shmangur humbjen.

Skuadra nga Los Angeles menaxhoi më mirë lojën dhe arriti të fitojë me shifrat 118-110, ndërsa fati i ndeshjes u vendos në fraksionin e tretë ku Clippers përfituan nga një “black-out” i Mavericks dhe fituan me shifrat 21-13. Jayson Tatum dhe Jaylen Brown ishin protagonistë për Bostonin në përballjen e parë “play-off” përballë Philadelphia 76ers, pasi të dy bashkë shënuan 61 pikë, rikuperuan 19 topa dhe dhanë 5 asistime, duke i dhënë fitoren Celtics me shifrat 109-101.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore në koordinim me…