Torres: Kosova, histori suksesi amerikan i demokracisë në Ballkan

20 shkurt 2024 | 08:11

Republika e Kosovës shënoi 16-vjetorin e pavarësisë së saj.

Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, duke e bërë atë shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Në shumë vende ku Kosova ka ambasada dhe përfaqësi diplomatike janë organizuar aktivitete të ndryshme në shënim të 16-vjetorit të pavarësisë Kosovës.

Edhe në ShBA është organizuar i 16-vjetori  i pavarësisë së Kosovës

Kongresisti amerikan Ritchie Torres ka shkruar në platformën ‘X’ se ka pasur nderin të festojë 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që është një histori suksesi amerikan i demokracisë në Ballkanin Perëndimor.

“Jam krenar që përfaqësoj Bronksin, i cili është shtëpia e mijëra shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria dhe gjetkë”, tha ai.

Ndryshe së fundi Kongresisti amerikan, Ritchie Torres,  në një intervistë për Radio Kosovën, ka thënë se ShBA-ja nuk ka aleat më të madh sesa Kosovën në Ballkan.

Ai ka shprehur shumë pesimizëm me mos largimin e Serbisë nga ndikimi rus. Torres thotë se Kosova duhet të anëtarësohet në institucione ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imagjinojeni një rrjet prej dhjetëra faqesh online që përhap vazhdimisht…