“Tortura me shkop e shufër hekuri”, Nait Hasani rrëfen dhunën çnjerëzore të UDB-ashëve
Nait Hasani ka zbuluar detaje tronditëse të torturave të rënda që ka përjetuar nga UDB-ashët, përfshirë përdorimin e stupcave, shkopave hekuri dhe dhunën ekstreme
Nait Hasani ka treguar se si i burgosur politik ishte torturuar me stupc e me shkop hekuri.
“Atëherë nuk ka pas elektroshok, ka pas stupca beizbolli, palica të gjata edhe të shkurta, ka pasur edhe palica të hekurta, të gjitha i kanë përdorë”.
Ndër metodat tjerë të dhunës ai ka thënë se janë përdorur vet e ziera të nxehta të cilat janë vendosur nën sqetull.
“Me të mbajt lidh për radiatori, me të mbajt zgjuar në moshën e re… nga ky këndvështrim i shoh edhe pa ndërgjegje, pa karakter, i shoh si bishë, si egërsina”, ka thënë Hasani.
Ai ka treguar edhe për dënimin e tij të parë në mars të vitin 1984.
Hasani ka thënë se u dënua me tre vite e gjysmë burg për veprimtari irridentiste si “i mitur i rritur” së bashku me disa të tjerë të cilët morën dënime ndaras.
Gjykimi i dytë ndaj Nait Hasanit ishte zhvilluar në vitin 1988.
“Me 2 qershor ‘87-tës kam dal nga burgu” derisa ka treguar se asnjëherë ska kërkuar për falje sepse ai kishte bërë veprimin por që nuk e kishte pranuar asnjëherë.
“Asnjëherë s’ju kam shkruar për falje, as që më ka shku mendja ndonjëherë me ju shkru për falje, kurr”, ka thënë ai.
“Me 28 shtator të ’88-tës 40 vetave na kanë arrestu në Kosovë nga të gjitha territoret e Kosovës. UDB-a kishte marr informacion dhe mëngjesin e hershëm si ishim te shpija erdhën… kur mka marr Latif Dulla prap ka dal Vezir Sela aty, prap ka dal Emin Uka se ata ishin strukturë, të njejtit njerëz, prap torturat e njëjta veç tash isha më i pjekun dhe tani ishte dhuna më e madhe. Tash u rrit shkalla e dhunës”.
Arrestimi ishte për të njëjtën arsye, pra politike por se tani ishim më të pjekur dhe ishim në lëvizje dhe “ishim në mbrojtje të qëllimi” ka thënë Hasani derisa ka rrëfyer për torturen pas arrestimit të dytë.
“ ‘Kosava Republikë, ja me hatër ja me luftë’, nuk kishte rrugë tjetër”, ka thënë Hasani.
Sigurimi shtetëror dhunën e ka bërë me “shkollë” sipas Hasanit.
“Të ka mshu atje ku të dhem, por në nervozë e sipër kur nuk e arrinin qëllimin i ka përdorur të gjitha mjetet dhe nuk kanë kqyr se ku të sjellin. Kanë sjell me grushta, me shkelma, me shtypje…i gjithë organizmi ishte brenda një force për me qëndru…Zoti ta jep takatin kur e ke qëllimin e drejtë dhe na kishim qëllim të drejtë, na nuk ishim kundër kërkujt, na ishim për të drejtat tona”.
Hasani ka thënë se me 22 prill 1990 ka dal nga burgu së bashku me Adem Demaçin dhe Hajredin Hysenin, por që liria për të ishte e shkurtër pasi që ai ra sërish në burg më 1994.