Toshkovski: Ndër 59 viktimat është edhe një zyrtar policor

16 mars 2025 | 13:53

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka informuar se deri më tani numri i viktimave nga tragjedia në klubin e natës në Koçan ka arritur në 59, ndërsa të lënduarve në 155.

Në mesin e viktimave, është edhe një zyrtar policor, i cili natën e kobshme ka qenë në detyrë për të zbuluar drogë dhe persona të mitur në klubin e natës.

“Është shpallur fletërarrest qendror për katër persona. Nga ana e MPB-së në koordinim me Prokurorinë Publike po veprohet edhe në Ministrinë e Ekonomisë, prej ku sigurohet dokumentacioni lidhur me diskotekën në fjalë, por edhe personat e lidhur me të njëjtën. Po analizohet gjithçka që mund të jetë e lidhur me këtë ngjarje të tmerrshme. Si në pjesën e dokumentacionit ndërtimor teknik, si në pjesën e parakushteve të nevojshme për vendosjen në funksion të objektit të tillë, si në pjesën e licencave përkatëse të cilat duhej t’i posedojë e njëjta, si në pjesën e veprimit konkret gjatë kohës së ngjarjes, si në pjesën e sigurimit të njëjtit, veprim sipas rregulloreve dhe akteve nënligjore e kështu me radhë”, u shpreh Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime për viktimat…