Toshkovski: Së paku 51 persona të vdekur në tragjedinë në Koçan

16 mars 2025 | 10:39

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski bëri të ditur detaje për tragjedinë me zjarrin në diskotekën në Koçan.

Ai tha se numri i të vdekurve është të paktën 51 persona.

Toshkovski tha se sipas informacioneve fillestare, zjarri ka nisur në ora 02:35 pas mesnate, nga shkëndija të fishekzjarreve skenike të cilat më pas kanë marrë flakë në tavan, i cili ka qenë i materialit të ndezshëm.

Ministri thotë se janë arrestuar persona.

Ai kërkoi mirëkuptimin e mediave gjatë raportimit mbi këtë rast, deri sa tha se secili person i përfshirë në këtë tragjedi do të mbajë përgjegjësi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është gjetur i vdekur në një dhomë. Afër…