Tost: Çdo pilot që është me Verstappenin do të konsiderohet pilot i dytë
10 janar 2024
| 16:40
“Nëse Max do të ketë një makinë të mirë do të vazhdojë të fitojë të tjera gara dhe tituj në Formula 1. Nuk është ende në kulmin e karrierës së tij. Çdo pilot që është apo do të jetë shok skuadre me të do të konsiderohet numri 2 në atë skuadër”.
I këtij mendimi është Francz Tost, ish-drejtues i skuadrave të Formula 1. Ishte pikërisht Tost që solli për herë të parë Max Verstappeni në Formula 1 në vitin 2015, kur asokohe provoi dhe debutoi me makinën Toro Rosso.
“Mendoj se Max është një pilot të cilit mund t’i besosh gjithçka në garë, ashtu sikurse mund t’i besoje Michael Schumacherit apo Sebastian Vettelit. Është një pilot i kompletuar dhe do të duhet shumë punë për rivalët që ta zbresin nga podiumi”, ka deklaruar Tost.