Totaj akuzon Qeverinë: Podujeva më shumë buxhet se Prishtina e Prizreni bashkë
19 nëntor 2024
| 20:52
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, e ka akuzuar Qeverinë për mostransparencë, për mungesë bashkëpunimi dhe korrektësie.
Të martën në “60 Minuta” të KTV-së, Totaj ka thënë se sa i përket buxhetit të ndarë për vitin 2025, komuna të cilën e drejton, bashkë me atë të Prishtinës marrin më pak mjete se ajo e Podujevës, e cila drejtohet nga partia që është në pushtet qendror.
“Prishtina si kryeqytet dhe Prizreni si kryeqytet kulturor bashkë marrin më pak se Podujeva, kjo mendoj se është ilustrim i mjaftueshëm. Qeveria duhet të jetë më transparente, më bashkëpunuese, më racionale dhe më korrekte. Deri më tani nuk kemi pasur ndonjë benefit sepse nuk ka pasur gatishmëri për bashkëpunim”, ka thënë Totaj./koha/