Totaj: Buxheti i komunës duhet të ndërtohet me akterët e jetës publike dhe vet qytetarët

10 gusht 2023 | 16:35

“Qeverisja lokale është shërbim publik, prandaj, buxheti i komunës duhet të ndërtohet me të gjithë akterët e jetës publike dhe vet qytetarët”, kështu u shpreh kryetari Shaqir Totaj në dëgjimet e para buxhetore në Qendrën Rinore në lagjen “Ortakoll”, ku së bashku me nënkryetarin Kujtim Gashi, kryesuesen e Kuvendit Komunal, Antigona Berisha-Bytyqi, drejtorë të ekzekutivit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë, dëgjuan propozimet e kërkesat konkrete për nevojat në investime, qoftë në infrastrukturë apo edhe në subvencionime, për t’u përfshirë në planifikimin e buxhetit të vitit 2024.

Dëgjimi publik buxhetor u mbajt me gra, të rinj, pensionistë, grupe të qytetarëve nga komunitete të ndryshme, përfshirë komunitetin Boshnjak, Turk, Rom, Ashkali, Egjiptian dhe Goran, me biznese, fermerë dhe ndërtues të Komunës.

Të gjitha kërkesat u regjistruan dhe sipas prioritetit e mundësive buxhetore do të realizohen, që do të ndikojnë në cilësinë e jetës në lagje, qytet e fshatra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të rënies së heroit…