Totaj del në terren, shikon vendet e prekura nga erërat e fuqishme mbrëmë
18 janar 2023
| 15:28
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e Emergjencës dhe Sigurisë, Ramize Shala, vizituan disa nga prej vendeve më të prekura nga erërat e fuqishme mbrëmë, që shkaktuan dëme të shumta, ku në disa zona kishte edhe ndërprerje të gjatë të energjisë elektrike.
Me këtë rast, kryetari Totaj ka thënë se komuna e Prizrenit do t’u dalë në ndihmë të gjithëve dhe do t’i shfrytëzoj të gjitha kapacitetet e veta për të qenë afër qytetarëve në momente krizash natyrore.