Totaj: Dërgimi i FSK-së në mision paqeruajtës, krenari për shtetin e Kosovës

05 janar 2021 | 23:56

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj,  dërgimin e kontingjentit të Forcave të Sigurisë̈ së Kosovës në Iowa për mision paqeruajtës, e quajtur krenari për shtetin e Kosovës.

“Krenarë me FSK-në. Forca e Sigurisë së Kosovës përkrah SHBA-ve do t’i bashkohet misioneve paqeruajtëse në botë. E vet-shpjegueshme dhe e vet-kuptueshme!”, ka shkruar Totaj në profilin e vet në “Facebook”.

Sot, me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët kanë dhënë miratimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse, në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit të Iowas, SHBA.

Gjithashtu është bërë e ditur se kontigjenti i parë i ushtrisë së Kosovës do të niset drejt Amerikës në mars të këtij viti.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit, ka thënë se janë…