Totaj dhe ambasadori i Italisë diskutojnë për bashkëpunim në fushën e kulturës e të turizmit
13 shkurt 2023
| 14:58
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu dhe drejtorin e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alessandro Ruggera, me ç’rast rikonfirmuan miqësinë me shtetin italian si dhe diskutuan për fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës e të turizmit.
Gjatë këtij takimi, ambasadori De Riu propozoi binjakëzimin e Prizrenit me njërin nga qytetet e Italisë për shkëmbimin e përvojave e të qytetarëve tanë.