Totaj dhe ambasadorja e Francës diskutojnë për ‘Javën e Frankofonisë’
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.
Totaj u shpreh se bashkëbisedimi më ambasadoren ishte shumë konstruktiv dhe qëllim kishte, intensifikimin e bashkëpunimit mes Komunës së Prizrenit, ambasadës dhe shtetit mik të Francës për zhvillimin e jetës kulturore, artistike dhe turizmin në qytetin e Prizrenit.
Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për “Javën e Frankofonisë” që do të mbahet gjatë marsit në qytetin e Prizrenit, aktivitet për të cilin kryetari, Totaj ka shprehur gatishmërinë t’i ndihmojë dhe t’i mbështes organizatorët me të gjitha kapacitetet që ka komuna.
“Çështje shumë e rëndësishme e ngritur gjatë takimit ishte dhe mundësia e inicimit të procedurave për binjakëzim mes një qytet në Francë dhe Prizrenit, bashkëpunim i cili mund të ndihmonte në ngritjen e kapaciteteve kulturore, artistike dhe turistike të Komunës së Prizrenit”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.