
Totaj dhe Rohde diskutojnë për projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik në Prizren
25 mars 2025
| 12:37
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin diskutuan për projekte që kanë të bëjnë me zhvillim ekonomik si dhe festivalet e shumta që organizohen në Prizren gjatë sezonit veror, të cilat kanë edhe ndikim ekonomik.
Po ashtu Totaj ka thënë se në këtë takim shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në zhvillimin e këtyre aktiviteteve, që kanë rëndësi të veçantë në promovimin e kulturës dhe turizmit në rajon.