Totaj e Shala nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
26 janar 2022
| 16:58
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të shoqatës humanitare bamirëse në Kosovë “Nëna Terezë”, Zef Shala, me të cilin ka biseduar për projektet që kjo shoqatë i ofron dhe implementon, për të ndihmuar qytetarët në nevojë.
Po ashtu, Totaj dhe Shala kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi.
Qëllimi i këtij memorandumi është përkrahja e përbashkët nga palët për personat e moshuar dhe të vetmuar, të infektuar edhe nga pandemia Covid-19, të cilët jetojnë në qytet apo në zonat rurale, me fokus gratë e të gjitha komuniteteve, që i takojnë grupeve të margjinalizuara në shoqëri.