Totaj: Faleminderit Prizren, shumë punë na pret nga nesër!

17 tetor 2021 | 23:31

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, ka reaguar pasi kjo komunë do të shkojë në balotazh.

Nga 82 për qind të votave të numëruara, Mytaher Haskuka nga LV-ja ka marrë 38.84 për qind, kurse Totaj që do të shkojë në balotazh me kryetarin aktual ka marrë 31.84 për qind.

Totaj ka falënderuar qytetarët e Prizrenit për ketë rezultat, duke theksuar se shumë punë i pret nga nesër.

“FALEMINDERIT PRIZREN! Faleminderit struktura. Ky është shpirti i këtij qyteti të bukur që unë e njoh. Sot fituan qytetarët. Sot fitoi demokracia. Shumë punë na pret nga nesër! Përulësisht, Shaqa”, ka shkruar Totaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, i…