Totaj falënderon qytetarët për bashkëpunim me institucionet e sigurisë

24 gusht 2023 | 10:55

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e Kuvendit të Komunës.

Totaj i falënderoi banorët e kësaj komune për qytetari aktive dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë në Prizren.

Gjatë këtij takimi, u bë vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Prizrenit gjate sezonit korrik – gusht; shqyrtimi i draft-planit të fizibilitetit për vendosjen e kamerave në Prizren; raportimi i DKA-së për përfundimin e vitit shkollor 2022/2023; u diskutua mbi nivelin e sigurisë në fillim të vitit shkollor dhe zbatimin e planit për siguri në shkollat e Komunës së Prizrenit; prishja e qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e pa përgjegjshëm; identifikimi i hapësirave për qasjen e personave me nevoja te veçanta si dhe raportimi e parandalimi i dhunës në familje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me humanistin…