Totaj inspektoi zhvillimin e projekteve infrastrukturore në Has
30 maj 2022
| 13:08
Në vazhdën e mbikëqyrjes së punimeve, të rregullimit të rrugëve, kanalizimit e ndriçimit, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka inspektuar nga afër zhvillimin e projekteve infrastrukturore në mbi 60 akse rrugore si dhe krijimin e kanalizimit e ndriçimit në pesë fshatra të Hasit dhe në Zym.
Sipas Totajt, punimet janë duke ecur mirë, me cilësinë dhe në kohën e paraparë për realizimin e këtyre projekteve.
Totaj u shpreh se ndërtimi i rrugëve të reja, do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin më të shpejtë ekonomik të komunës së Prizrenit, konkretisht në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë të cilat janë karakteristikë e fshatrave të Komunës sonë.