Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të investojë në përmirësimin e infrastrukturës arsimore
02 shtator 2024
| 13:00
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se fillimi i vitit të ri shkollor është gjithmonë moment i veçantë, që simbolizon një hap para në rrugën e dijes dhe zhvillimit personal.
Ai ka thënë se Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të investojë në përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe në ofrimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe stafin mësimor.
“Urime dhe suksese të gjithë nxënësve, sidomos atyre të klasave të para si dhe punë të mbarë gjithë personelit të shkollave!”, ka uruar kryetari Totaj.