Totaj mban mbledhjen e rregullt me drejtorët
21 shkurt 2023
| 14:49
Në prani të medieve dhe shoqërisë civile, nën monitorimin e OSBE-së, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka mbajtur mbledhjen e përjavshme me drejtorët e komunës.
Në këtë takim u diskutuan çështje të rëndësishme si zhbllokimi i rrugës së re transitore që lidh magjistralen për në Prishtinë dhe Gjakovë, fillimi i verifikimit të ndërtesave për qëndrueshmërinë ndaj tërmeteve, shfrytëzimi pa pagesë i trafikut urban nga pensionistët, strategjia komunale për personat me aftësi të kufizuara së shpejti do të del në diskutim publik, mbështetja e sportistëve dhe artistëve të Komunës së Prizrenit me të gjitha kapacitetet në dispozicion dhe shumë çështje të tjera.