Totaj mban takim me drejtorët komunalë

12 janar 2022 | 12:31

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka mbajtur takimin e parë me kabinetin e drejtorëve komunalë, të cilët i ka informuar për proceset të cilat i presin ata në ditët në vazhdim.

“Nga drejtorët e kabinetit kërkova të fillojnë punën që sot, me përgjegjësi për interesin e përgjithshëm publik, me transparencë në të gjitha proceset e punës, të ndërtojnë ura komunikimi me të gjithë akterët relevant, bashkëpunim mes drejtorive dhe efektivitet në proceset që duhen shtyrë dhe punët që na presin”, ka thënë Totaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova do të jetë nikoqire e përballjeve të Grupit I…