Totaj: Më 17 tetor do t’i japim fund keqqeverisjes katërvjeçare në Prizren
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se më 17 tetor do t’i japin fund keqqeverisjes katërvjeçare në këtë komunë.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se do të dalë fitues i zgjedhjeve për kryetar të Prizrenit.
“Përndrinia gjithmonë ka përkrahur PDK-në. Së bashku me kryetarin Memli Krasniqi, atmosferën e fitores e pamë nga afër dje në Përndrini e Amtaxhë ku prezantuam programin dhe kandidatët tanë për Asamble nga kjo pjesë e bukur e Prizrenit. Edona Krasniqi, Agnesa Bekteshi, Bujar Hasani, Driton Daçi, Enver Kastrati dhe Nazim Gashi do të përfaqësojnë më së miri qytetarët në mandatin e ardhshëm në asamble. Me përkrahjen e qytetarëve e organizimin e nëndegëve tona, do të fitojmë me 17 tetor për t’i dhënë fund keq qeverisjes katërvjeçare”, ka shkruar Totaj në llogarinë e vet në “Facebook”.