Totaj merr pjesë në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “PrizrenFest”

24 korrik 2023 | 14:44

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në skena të hapura “PrizrenFest”, që u hap me shfaqjen Maidan Inferno – një bashkëpunim mes Ukrainës dhe Francës.

Ky festival plotëson mozaikun e festivaleve në Prizren, duke sjell shumë publik nga e gjithë bota e duke e futur kështu në hartën artistike qytetin tonë dhe Kosovën. “Falënderoj trupën teatrore te Ukrainës, gjë që sonte e shfaqi shtetin e vet përtej artit e teatrit dhe u përcoll nga shumë media, 20 nga ta gazetarë ukrainas që aktualisht janë të strehuar në Kosovë dhe veprojnë këtu”, ka thënë kryetari Totaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prani të familjarëve, strukturave të pushtetit lokal, ish ushtarëve…