Totaj pi çaj në lagjen Kurilla, vatër e bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme
14 prill 2022
| 23:03
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Kujtim Gashi dhe asamblistja Ymrane Fusha, pas iftarit ka pi çaj në lagjen Kurilla.
“Në njërën ndër çajtoret e lagjes kaluam mbrëmje të hareshme e plot biseda të këndshme me banorët. Kurilla është vatër e bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme, është lagje e talentëve të mëdhenjë si Vedat Muriqi, i qytetarëve të devotshëm dhe i njerëzve të mirë, kurse atmosfera në muajin e shenjtë të Ramazanit e bënë këtë lagje akoma më të veçantë e të mrekullueshme”.
“Të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit ju urojmë agjërim të lehtë në ditët e mbetura të Ramazanit”, ka shkruar Totaj në llogarinë e vet në “Facebook”.