Totaj: Po jetësojmë dëshirën e madhe të Thaçit e Veselit
10 dhjetor 2021
| 12:38
Shaqir Totaj ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të Prizrenit.
Në një seancë solemne, Totaj u betua dhe falënderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e fundit.
“Falënderoj të gjithë qytetarët pa dallim për mbështetje dhe besimin për t’ia sjell ndryshimin qytetit të bukur të Prizrenit. Sot ndjej emocion të veçantë sepse po jetësojmë dëshirën e madhe dhe kontributin e liderëve tanë historik, Hashim Thaçi e Kadri Veseli të cilët gjithmonë kanë kontribuar veçanërisht për Prizrenin”, ka thënë Totaj.