Totaj pret në takim ambasadorin amerikan, flasin për zhvillimin e komunës së Prizrenit
19 mars 2024
| 12:25
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur dje në takim ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, me të cilin diskutuan për zhvillimin e Komunës së Prizrenit, projektet e infrastrukturës, përpjekjet për gjallërimin ekonomik dhe masat për ta promovuar zhvillimin e qëndrueshëm urban e rural.
Gjithashtu, biseduan për trashëgiminë e pasur kulturore të Prizrenit dhe potencialit turistik, duke vënë theks në festivalet e shumta, koncertet dhe aktivitetet artistike që synojnë ta shfaqin pasurinë tonë kulturore, gjatë gjithë vitit, për audiencën vendore dhe atë ndërkombëtare.