
Totaj pret në takim ambasadorin e Francës, flasin për projektet e mjedisit dhe ekologjisë
23 prill 2025
| 14:03
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, me të cilin ka biseduar mundësitë për bashkëpunim konkret mes Komunës së Prizrenit dhe Agjencisë Franceze.
“Me kënaqësi prita sot ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, me të cilin diskutuam mundësitë për bashkëpunim konkret mes Komunës së Prizrenit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim në Kosovë, i cili do të fokusohej në realizimin e projekteve për përmirësimin e mjedisit, ekologjisë, promovimin e energjisë së ripërtëritshme, zhvillimin ekonomik dhe projekte të tjera që do të ndikonin në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve”, ka njoftuar Totaj.