Totaj pret në takim gazetarin zviceran, Ragip Xhakën dhe bashkëpunëtorët e tyre
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim gazetarin e njohur zviceran të sportit, Rainer Maria Salzgeber, i cili ishte i shoqëruar nga kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, Shaip Kadriaj, Blerim Kabashi dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Totaj ka bërë me dije se në këtë takim diskutuan për përpjekjet për zhvillimin e sportit dhe investimet e vazhdueshme në infrastrukturën sportive në Komunën e Prizrenit.
“Pata kënaqësinë ta mirëpres në një takim miqësor sot gazetarin e njohur zviceran të sportit, Rainer Maria Salzgeber, i shoqëruar me miqtë tanë në Zvicër, Ragip Xhaka, Shaip Kadriaj, Blerim Kabashi me bashkëpunëtorë të tyre, ku diskutuam kryesisht për përpjekjet për zhvillimin e sportit dhe investimet e vazhdueshme në infrastrukturën sportive në Komunën e Prizrenit. Gjatë bisedës, ndamë vizionet për përmirësimin e kushteve për sportistët dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë e qytetit e sportdashësit në përgjithësi”, ka shkruar Totaj në “Facebook”.