
Totaj pret në takim ndërmarrësin Isak Neziri, diskutojnë për sjelljen e investimeve ndërkombëtare në Kosovë
24 prill 2025
| 12:40
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim ndërmarrësin shqiptar të suksesshëm në Gjermani, Isak Neziri.
Totaj ka treguar se Neziri po bën përpjekje për sjelljen e investimeve ndërkombëtare në Kosovë, respektivisht në Komunën e Prizrenit, që janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik jo vetëm për Prizrenin, por, për gjithë rajonin.
“Krijimi i mundësive të reja për punësim dhe avancim të infrastrukturës, si dhe bashkëpunimi me ndërmarrës të suksesshëm nga mërgata shqiptare e ata të huaj mund të sjellë një model të ri të zhvillimit, i cili do të ndihmonte në ngritjen e cilësisë së jetës dhe standardit të qytetarëve tanë”, ka thënë Totaj.