![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/totaj-1.jpg)
Totaj prezanton projektin e parkut të ri të qytetit, me parking nëntokësor
07 tetor 2021
| 14:08
Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, ka prezantuar projektin për parkun e ri të qytetit, në qendër të Prizrenit, me karakter multifunksional, i cili do të transformoj hapësirat pas objektit të “Shtëpisë së Bardhë”.
“Pas prezantimit të projektit për transformimin e Parkut të Qytetit, në planin e qeverisjes katër vjeçare kemi edhe ngritjen e një Parku të ri në zemër të Prizrenit por që do të ketë karakter multifunksional. Në pamje reale mund ta shikoni transformimin e hapësirës pas objektit të Shtëpisë së Bardhë që vazhdon deri tek objekti i ish-ndërmarrjes ‘Liria’, i cili do të largohet”, ka njoftuar Totaj.