Totaj priti në takim shefin e EULEX-it
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, në një takim miqësor dhe përmbajtësor, të cilit fillimisht i bëri një rezyme të jetës shumë dimensionale të Prizrenit dhe tolerancën në të cilën jetojnë qytetarët vendës.
Me këtë rast u diskutua për forcimin e sundimit të ligjit, si parakusht për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe mirëqenien, që është një prej prioriteteve të institucioneve lokale të Prizrenit.
Totaj falënderoi Wigemark për vizitën dhe për diskutimin rreth perspektivës së Kosovës dhe rajonit në përgjithësi.
“Ka sfida në arritjen e objektivave por ka edhe përparim dhe zhvillim në të gjitha fushat e jetës. Megjithëkëtë, do të krijojmë kushte për mjedis të përshtatshëm për biznes që rrjedhimisht do të hapin vende pune për qytetarët e Komunës së Prizrenit”, u shpreh Totaj.
Ndërsa, shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, falënderoi kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, për pritjen dhe shpjegoi se kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Prizren me udhëheqësinë komunale.
Në dyja palët u pajtuan për takime dhe bashkëpunime në të ardhmen.