Totaj: Sollëm përvojën amerikane të bashkëpunimit komunë – qytetarë
Promovohet nisma e buxhetimit me pjesëmarrje “Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë”, të implementuar për herë të parë nga Komuna e Prizrenit, në tri lokacione: Zhur, Lagjen Kurrillë dhe Reçan; me nga dy takime në secilin vend.
Prizreni, është në mesin e komunave të para që ka nisur zbatimin e një modeli shumë të përhapur në botë, inspirim nga ShBA-të, ku qytetarët vetë propozojnë, vetë votojnë idenë më të mirë dhe në fund Komuna e financon projektin më të votuar.
“Jam i lumtur që si kryetar po e zbatojmë për herë të parë një praktikë amerikane të re të bashkëpunimit me qytetarët, për ta rritur sa më shumë pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje. Falënderoj veçanërisht USAID-in – Kontrata Sociale, të gjitha organizatat, qytetarët dhe veçmas përfaqësuesit e tri vendbanimeve që ishin pjesë e kësaj nisme”, u shpreh me këtë rast kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
Ndarja e një shume të caktuar për këto projekte, do të futet në buxhetin e komunës për vitin 2024, me ç’rast duhet votuar në Asamblenë Komunale, ndërsa, me realizimin e suksesshëm të kësaj nisme do të rritet edhe më shumë buxheti vitin e ardhshëm për projekte të këtilla.
Ushtruesi detyrës së drejtorit, Sean MacLeay, the USAID Democracy and Governance Acting Office Director, ka përgëzuar Komunën e Prizrenit për gatishmërinë e të qenit sa më afër qytetarëve dhe për realizimin efikas të këtij pilot projekti.