Totaj takohet me banorët e Reçanit: Ndryshimi vjen më 14 nëntor

29 tetor 2021 | 13:33

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, është takuar me banorët e Reçanit.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se me banorët e Reçanit biseduan për nevojën e angazhimit të përbashkët për t’i sjell ndryshimin e vërtetë Prizrenit më 14 nëntor.

“Në Reçanin e bukur u takova me shumë qytetarë për t’i falënderuar për përkrahjen e madhe për vizionin tonë për Prizrenin në raundin e parë. Biseduam për nevojën e angazhimit të përbashkët për t’i sjell ndryshimin e vërtetë më 14 nëntor. Si kryetar i ardhshëm, do të punoj pa ndalur për të ndërtuar Prizrenin e të gjithëve, pa dallim etnike. Bashkë për Prizrenin”, ka shkruar Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fundjava do të sjellë ndeshje shumë interesante në Ligën Unike,…