Totaj takon ambasadorin e Hungarisë, bisedojnë për mundësinë bashkëpunimit ekonomik
16 dhjetor 2021
| 14:22
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj është takuar me ambasadorin e Hungarisë, në Kosovë, Jozsef Bencze dhe Konsullin e Nderit, Irfan Daullxhiu.
Në takim është bërë me dije se është biseduar për mundësinë e iniciativave të reja të bashkëpunimit.
“Në këtë takim të parë me përfaqësuesit diplomatik të shtetit mik, Hungarisë biseduam për mundësinë e iniciativave të reja të bashkëpunimit mes Prizrenit dhe qyteteve të Hungarisë, në të gjithë fushat si ato ekonomike, politike, kulturore dhe arsimore”, ka shkruar Totaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Më tutje, Totaj ka thënë se pranuar nga Bencze urimet për detyrën e re si Kryetar i Prizrenit.