Totaj takon kryetarin e Dubrovnikut, flasin për mundësinë e bashkëpunimit
26 nëntor 2021
| 22:22
Kryetari në ardhje i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes llogarisë së tij në “Facebook”, ka bërë me dije se ka takuar kryetarin e Dubrovikut të Kroacisë, Mato Frankovićin.
“Ishte kënaqësi të takoj kryetarin e Dubrovnikut, mikun tim Mato Franković, me të cilin biseduam për mundësinë e bashkëpunimit mes dy qyteteve tona, Prizrenit dhe Dubrovnikut”, ka shkruar Totaj.
Postimi i plotë i Shaqir Totajt në “Facebook”:
Ishte kënaqësi të takoj Kryetarin e Dubrovnikut, mikun tim Mato Franković, me të cilin biseduam për mundësinë e bashkëpunimit mes dy qyteteve tona, Prizrenit dhe Dubrovnikut.