Totaj tregon se a do të futet PDK-ja në qeveri

03 tetor 2020 | 00:23

Kryetari i PDK-së në Prizren dhe njëherit nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj,  ka treguar se a do të hyjë PDK-ja në qeverinë e Hotit.

Ai tha se për shkak të situatës politike, PDK-ja mund të jetë fleksibile.

“Në kryesi nuk është marrë ndonjë vendim që PDK-ja të ndryshë kursin. Megjithatë mund të them se PDK-ja për shkak të situatës politike, PDK-ja përveç qasjes parimore mund të jetë fleksibile dhe nuk do t’i bllokojë proceset”, është shprehur Totaj.

Tutje, ai tregoi se një gjë e tillë ende nuk është vendosur sepse, sipas tij, PDK-ja e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë, nuk është qëllimi i PDK-së që t’i bllokojnë proceset.

“Akoma nuk kemi marrë vendim, por qëllimi ynë është që të mos i bllokojmë proceset. Ne e respektojmë rezultatin e zgjedhjeve”, shtoi Totaj./ T7

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
03.10.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…