Totaj vëzhgon punimet që po zhvillohen në ndërtimin e QKMF-së së re në Prizrenit
13 shkurt 2024
| 14:13
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit kanë vëzhguar nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e QKMF-së së re, në ambientet e ish kampit të KFOR-it (Innovation and Training Park – ITP) në Prizren.
Totaj ka theksuar se ky objekt, me rreth 1.500 metra katrorë, është një projekt modern si në aspektin infrastrukturor ashtu edhe në atë të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Prizrenit si dhe do të ofrojë hapësirë të mjaftueshme parkimi për pacientët.