Totaj viziton shoqatën “Vatra” në Nju-Jork
Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar organizatën pan-shqiptare “Vatra” në Nju-Jork, ku është pritur në takim nga kryetari i kësaj shoqate, Elmi Berisha.
Ai e ka njoftuar kryetarin Totaj për aktivitetet e shumta të kësaj organizate në shërbim të komunitetit shqiptar në Amerikë.
Ndërsa kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se anëtarë të shquar të “Vatra”-s kanë qenë personalitetet e njohura Fan S. Noli dhe Faik Konica, duke shtuar se ata kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë dhe kulturën shqiptare në ShBA.
“Forcimi i lidhjeve dhe bashkëpunimi me organizatat shqiptare në diasporë është më se i domosdoshëm për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, në interes të kombit tonë”, ka thënë Totaj.