Tottenham i bie pishman, Harry Kane kthehet prej aeroportit
11 gusht 2023
| 10:36
Tottenham i ka rënë pishman dhe nuk e ka lejuar Harry Kanen që niset drejt Munichut për testet mjekësore.
Kane ishte rrugës për në aeroport, kur i është thënë që nuk duhet të niset akoma.
Ai tani është duke pritur te shtëpia e familjes afër aeroportit, raporton Sky Sports.
Më herët është raportuar se është arritur marrëveshje në mes dy klubeve për shifrën e 100 milionë eurove.