Tottenhami, 40 milionë euro për Zaniolon
20 maj 2019
| 13:41
Drejtuesit e skuadrës së Tottenham Hotspurit kanë nisur punë për ta përforcuar skuadrën për edicionin e ri.
Mediet angleze raportojnë se në listën e “Spurs”-it është edhe talenti i Romës, Nicolo Zaniolo, për të cilin ekipi i drejtuar nga Mauricio Pochettino është gati t’i ofrojë Romës 40 milionë euro.