Tottenhami, bindës ndaj Southamptonit

26 dhjetor 2017 | 15:21

Tottenham Hotspur është treguar skuadër bindëse në ndeshjen ndaj Southamptonit, në ndeshjen e fundit për vitin 2017 në Premier Ligë, pasi e ka mposhtur me rezultat 5-2.

Lojtari kryesor për “Spurs” në këtë ndeshje ishte Harry Kane që realizoi tre gola, kurse nga një gol e shtuan Dele Alli dhe Heung-Min Son.

Për mysafirët golat i shënuan Sofiane Boufal dhe Dusan Tadiq. Ndeshjet tjera të kësaj xhiro zhvillohet sot nga ora 16:00, kurse në orën 18:30 përballën Liverpool dhe Swansea City.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, është takuar të martën me…