Tottenhami ‘blindon’ Sonin

08 janar 2021 | 11:52

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 dhe ndërprerjes për rinovim të kontratave me futbollistë, drejtuesit e klubit të Tottenham Hotspur kanë besim se ylli i skuadrës Heung-Min Son do ta rinovojë kontratën me “Spursat”.

Futbollisti i kombëtares së Koresë së Jugut, të cilit i skadon kontrata me klubin londienz në verën e 2023-s, do ta zgjasë kontratën duke përfituar 25 % rritje të pagës, që aktualisht kap shifrën e 150 mijë paundëve.

Pavarësisht se financat e klubit janë prekur nga pandemia, administratori i klubit, Daniel Levy, ka prioritet rinovimin e kontratës së 28-vjeçarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka blerë edhe 300 milionë doza të…