Tottenhami ‘blindon’ Sonin

23 korrik 2021 | 14:04

Heung-Min Son ka nënshkruar kontratë të re me Tottenham Hotspur. Kapiteni i Koresë së Jugut ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Son është pjesë e Tottenhamit tash e gjashtë vite. Ai ishte transferuar në vitin 2015 nga Bayer Leverkueseni, teksa me skuadrën londineze ka shënuar 107 gola dhe 64 asistime në 280 paraqitje. “Tashmë ishte një nder i madh të luaja këtu për gjashtë vjet.

Klubi më ka treguar respekt masiv dhe padyshim që jam shumë i lumtur që jam këtu. Është si në shtëpi, veçanërisht me tifozët, lojtarët, stafin. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe do të jem shumë i lumtur të shoh përsëri fansat së shpejti”, ka thënë Son.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 22 korrik, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore…